αχαλασια οισοφαγου

AKALAZIA EZOFAGEALE: GJITHÇKA PËR TRAJTIMIN E SËMUNDJES SË RRALLË

Shpesh herë shumë njerëz ngatërrojnë Akalazinë Ezofageale me sëmundjen e refluksit
gastroezofageal. Disa nga simptomat – si i ashtuquajturi ’’urthi’’ – mund të duken të ngjashme te
pacientin, por në realitet kjo është një sëmundje e rrallë që nuk ka lidhje me refluksin
gastroezofageal dhe ju ngarkon jetësën e përditshme shumë pacientëve.
Ta themi thjesht, në rastin e Akalazisë ezofageale, sfinkteri kardio-ezofageal nuk është në
gjendje të relaksohet, edhe gjatë procesit të gëlltitjes, kështu që ushqimi qëndron në ezofag dhe
nuk kalon me lehtësi nëpër stomak, sikundërse ndodh në kushte normale. Sëmundja gjendet në
mënyrë të barabartë si tek burrat ashtu edhe tek gratë kryesisht midis moshës 30-60 vjeç.

SIMPTOMAT E AKALAZISË EZOFAGEALE

Ndjenja e mbytjes gjatë gjumit, vështirësia në pirjen ose gëlltitjen e ushqimit ose lëndëve të
lëngëta, sepse dikush ndjen se i mbetet ushqimi në grykë është një nga simptomat më
karakteristike të sëmundjes. Sidoqoftë, pacientët shpesh vuajnë nga dhimbje të forta në gjoks, të
cilat në disa raste reflektojnë në fyt ndërkohë që me kalimin e kohës sëmundja shkakton
kruajtje të shpeshta (gromsitje), të vjella në rastin e ushqimeve të tretshme me vështirësi, sjell
madje edhe erë të pakëndshme të gojës.

SI BËHET DIAGNOZA E SËMUNDJES

Pacientët që paraqesin ndonjë nga simptomat e mësipërme duhet të ekzaminohen për të parë e
për të konstatuar nëse vuajnë nga sëmundja e akalazisë ezofageale në mënyrë që të marrin e të
ndjekin trajtimin e duhur. Ekzaminimet themelore diagnostikuese janë gastroskopia e njohur te të
gjithë dhe manometria e ezofagut, por gjithashtu mund të diagnostikohet shumë lehtë përmes
kalimit të stomakut me gastrografi e cila është një radiografi e thjeshtë.

CILA ËSHTË TERAPIA

Trajtimi i sëmundjes është tërësisht kirurgjik. Ndërhyrja kryhet laparoskopikisht duke prerë pak
muskulin dhe duke prerë fibrat e muskujve hipertensivë rreth ezofagut në zonën e kryqëzimit
kardio-ezofageal (d.m.th., në pjesën ku ezofagu është bashkuar me stomakun). Pacienti qëndron i
shtruar në spital për një ditë dhe më pas kthehet në punë dhe në aktivitetet e tij. Bëhet fjalë për
një operacion shumë të lehtë në duart e një kirurgu me përvojë. Personalisht, për shkak të
ekspertizës sime dhe përvojës së viteve, unë shpesh herë e kryej këtë lloj ndërhyrjeje me sukses
të plotë dhe pa asnjë komplikacion.

This post is also available in: Greek

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *