Patologjia e hemorroideve, të njohura për publikun e gjerë si “majasëlli”, është një nga sëmundjet më të zakonshme që përjetojnë  njerëzit e të gjitha moshave dhe ndikon ndjeshëm  e negativisht në cilësinë e jetës së tyre të përditshme. Një në tre persona në një moment të jetës së tij vuan nga ky problem – sipas pohimit të përbashkët – nga kjo patologji torturuese. Trajtimi i hemorroideve në duart e një mjeku me përvojë është një detyrë e lehtë dhe mund të ndryshojë rrënjësisht jetesën dhe  përditshmërinë e personit që vuan.

ÇFARË JANË HEMORROIDET

Hemorroided janë venat fiziologjike të anusit dhe janë të domosdoshme për funksionimin e duhur fundor të traktit të sistemit tretës. Shpesh herë këto venat gërshetohen në ngatërrim nga sfinkteri dhe irritohen duke sjellë si  rezultuar ënjtjen e si rrjedhojë shkaktojnë simptoma të bezdisshme dhe nganjëherë të dhimbshme. Shkaqet e patologjisë së hemorroideve, edhe pse janë shqyrtuar në shumë studime, janë ende të panjohura. Dieta dhe kapsllëku duket se luajnë një rol të rëndësishëm sipas pohimve të shumicës së njerëzve.

Hemorroide ndahen në dy kategori:

TË BRENDSHME

Ato shfaqen nga brenda  anusit dhe shpesh here shkaktojnë gjakderdhje. Zakonisht nuk shfaqin simptoma të tjera përveç gjakderdhjes, përveç disa rasteve kur shfaqin simptomat e kruajtjes në anus. Gjatë defekimit  ka të ngjarë të jenë më të dukshme, por pas përfundimit të defekimit  kthehen sërish në pozicionin e tyre origjinal.

TË JASHTME

Ato shfaqen në grykën anale dhe më shpesh varen jashtë anusit. Në raste shumë të avancuara mund të krijojnë tromboza e cila mund të shkaktojë dhimbje shumë të forta. Kjo dhimbje mund të zgjasë 2-3 ditë dhe tromboza zgjat për disa javë.

 

CILAT JANË SIMPTOMAT

Simptomat e patologjisë  janë: kruajtje, ënjtje, djegie, konstipacion, gjakderdhje, dhimbje të forta, ndjenjë e zbrazjes së paplotë, sekretim i mukozës dhe siklet. Kjo sigurisht nuk do të thotë që të gjithë pacientët do të vuajnë nga simptomat e mësipërme. Secili pacient përbën dhe trajtohet si një rast unik dhe  i veçantë.

 

 

TRAJTIMI RADIKAL I HEMORROIDEVE

Mjeku duhet të vlerësojë gjendjen, duke përjashtuar ekzistencën e arsyeve të tjera që shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të hemorroideve, të tilla si shenjat e strijeve, fistulat dhe abseset. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet, veçanërisht, të rriturve mbi 50 vjeç, pasi shfaqja e gjakut në jashtëqitje mund të mashtrojë situatën dhe të fshehë kancerin në zorrën e trashë (kanceri i dytë më i zakonshëm në botë).

Metoda që kam përdorur për vite me rradhë për të trajtuar këtë patologji është PeterLord i modifikuar (metoda Grigoriadis), një metodë që konsiderohet të jetë më kulmorja dhe që ka zgjidhur problemin e mijëra njerëzve gjatë 25 viteve që është zbatuar.

Ky është një operacion shumë i shkurtër që “godet” burimin e problemit, që është hipertensioni i sfinkterave  anal dhe të spazmave të tyre të vazhdueshme. Është një procedurë shumë e thjeshtë, pa dhimbje, me rezultate përfundimisht efektive. Pas disa minutash nga operacioni, pacienti kthehet në rutinën e tij të përditshme, pa ndonjë traumë në anus, pa nevojë për ndryshime, pa vuajtje nga efekte anësore të padëshiruara, qepje, dhimbje ose probleme të tjera pas operacionit, ndërsa është në gjendje të ushqehet  dhe të ngasë makinën menjëherë pas ndërhyrjes.

Metoda PeterLord (metoda Grigoriadis) është metoda e vetme që trajton dhe shëron  menjëherë  dhe në mënyrë efektive shkakun, dhe jo vetëm simptomat e hemorroideve.

Unë jam trajnuar në këtë teknikë dhe në këtë filozofi nga Dr. Giorgos Grigoriadis dhe unë i jam mirënjohës për këtë, pasi kam aplikuar këtë metodë në pacientë të panumërt dhe kjo metodë ka sjellë rezultate vërtet shumë të mira.

Μbipesha në fëmijëri dhe gjatë adoleshencës përbën një fenomen që ka marrë përmasa shpërthyese në
vendet e zhvilluara. Një fenomen, shkaqet e të cilit duhet të kërkohet në familje dhe në mjedisin më të
gjerë shoqëror ku rritet dhe zhvillohet një fëmijë.
Nga njëra anë, prindërit që vuajnë nga obeziteti, shpesh herë përbëjnë një shembull të pasuksesshëm
për fëmijët e tyre, në mënyrë që këta të fundit t’i imitojnë, por edhe mentaliteti i femrës moderne e cila
ka braktisur ushqimin dhe gatimet tradicional të bëra në shtëpi dhe ka orientuar vëmendjen në ushqime
të çastit dhe të mbingarkuara me yndyrna.
Nga ana tjetër, kemi mjedisin arsimor, si faktor stresi dhe konkurrence, por edhe mungesa e ndonjë
edukimi mbi vlerat e të ushqyerit dhe stërvitjes.

Këta faktorë kontribuojnë në trajta vendimtare në rritjen e përqindjes së të rinjve mbipeshë dhe
përkeqësojnë këtë problem me efekte veçanërisht të dëmshme si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë
psikologjik të fëmijëve dhe të adoleshentëve. Për shkak të mbipeshes, zhvillohen çrregullime në
zhvillimin dhe pjekurinë e tyre, duke bërë që, veçanërisht tek vajzat, të ulin shtatlartësinë, ndërkohë që
vetë pamja e një fëmije mbipeshë shpesh merr komente kritikuese dhe shpotitëse nga
bashkëmoshatarët e tyre. Si rezultat, fëmijët izolohen dhe fitojnë komplekse traumatizuese dhe
mentalitete, që u lënë atyre pasoja veçanërisht negative për zhvillimin e mëtejshëm të karakterit dhe
personalitetit të tyre.

Parandalimi më i mirë dhe më efektiv i mbipeshes kërkon aktivizimin e menjëhershëm të familjes, roli i
së cilës është thelbësor në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, rol ky tepër i rëndësishëm dhe
esencial.

Ushqimi i gatuar në shtëpi, nxitja për të shmangur ushqimet e çastit nëpër mensa dhe dyqane fast-food-
esh, si edhe ushtrimet e përditshme dhe fizkultura, të kombinuara me krijimin e një ambienti arsimor që
nuk i ngarkon me stres fëmijët, të gjithë këta faktorë mund të kontribuojnë në përballimin e sukesshëm
dhe efektiv të këtij fenomeni.

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se mbipesha duhet të trajtohet përpara se një
adoleshent të mund ta zhvillojë atë, domethënë nën moshën 16 vjeç, sepse më pas do të kërkohet
trajtim mjekësor, madje edhe përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Mbipesha në fëmijëri dhe adoleshencës është një fenomen që priret të zhvillohet e të shndërrohet në
një plagë e cila do kërkojë aktivizimin e vetëdijshëm të të gjithëve prej nesh në trion: edukimin –
parandalimin – trajtimin. Ne duhet të jemi të gjithë "të pranishëm" dhe të marrim përsipër përgjegjësinë
që na takon. Prindërit, shteti, mësuesit. Me ndjesinë e përgjegjësisë dhe sensin e realitetit për të luftuar
fenomenin e mbipeshës, të mbrojmë shëndetin fizik dhe psikologjik të fëmijëve tanë dhe të mbrojmë të
ardhmen e tyre.

Shoku ynë Jorgo 5 muaj pas mëngës gastrike dhe pamja e tij flet vetë! Jo vetëm që ka një rezultat të
mrekullueshëm estetik, por edhe shkëlqen nga shëndeti!


 

Gjithë gëzim Irini dhe e dobësuar me 40 kg, 3 muaj pas ndërhyrjes me mëngën gastrike nga Dr. S. Gabriel. Ndryshimi i saj është mbresëlënës!
—————————————————————————————————————
Having lost 40 kilos,Irene felt happy ,3 months after she has been operated with sleeve gastrectomy, by Dr.S.Gabriel!The change in her appearance is impressive!

Χειρουργήθηκε πριν απο έναν μήνα με Γαστρικο Μανίκι απο τον Dr.S.Gabriel και ειναι ευγνώμων για τη θεραπεία του σακχαρώδη διαβήτη και της παχυσαρκίας!


He was operated 1 month ago with sleeve gastrectomy by Dr.S.Gabriel, he is very thankful that his diabetes and obesity problem is being cured

Shpesh herë shumë njerëz ngatërrojnë Akalazinë Ezofageale me sëmundjen e refluksit
gastroezofageal. Disa nga simptomat – si i ashtuquajturi ’’urthi’’ – mund të duken të ngjashme te
pacientin, por në realitet kjo është një sëmundje e rrallë që nuk ka lidhje me refluksin
gastroezofageal dhe ju ngarkon jetësën e përditshme shumë pacientëve.
Ta themi thjesht, në rastin e Akalazisë ezofageale, sfinkteri kardio-ezofageal nuk është në
gjendje të relaksohet, edhe gjatë procesit të gëlltitjes, kështu që ushqimi qëndron në ezofag dhe
nuk kalon me lehtësi nëpër stomak, sikundërse ndodh në kushte normale. Sëmundja gjendet në
mënyrë të barabartë si tek burrat ashtu edhe tek gratë kryesisht midis moshës 30-60 vjeç.

SIMPTOMAT E AKALAZISË EZOFAGEALE

Ndjenja e mbytjes gjatë gjumit, vështirësia në pirjen ose gëlltitjen e ushqimit ose lëndëve të
lëngëta, sepse dikush ndjen se i mbetet ushqimi në grykë është një nga simptomat më
karakteristike të sëmundjes. Sidoqoftë, pacientët shpesh vuajnë nga dhimbje të forta në gjoks, të
cilat në disa raste reflektojnë në fyt ndërkohë që me kalimin e kohës sëmundja shkakton
kruajtje të shpeshta (gromsitje), të vjella në rastin e ushqimeve të tretshme me vështirësi, sjell
madje edhe erë të pakëndshme të gojës.

SI BËHET DIAGNOZA E SËMUNDJES

Pacientët që paraqesin ndonjë nga simptomat e mësipërme duhet të ekzaminohen për të parë e
për të konstatuar nëse vuajnë nga sëmundja e akalazisë ezofageale në mënyrë që të marrin e të
ndjekin trajtimin e duhur. Ekzaminimet themelore diagnostikuese janë gastroskopia e njohur te të
gjithë dhe manometria e ezofagut, por gjithashtu mund të diagnostikohet shumë lehtë përmes
kalimit të stomakut me gastrografi e cila është një radiografi e thjeshtë.

CILA ËSHTË TERAPIA

Trajtimi i sëmundjes është tërësisht kirurgjik. Ndërhyrja kryhet laparoskopikisht duke prerë pak
muskulin dhe duke prerë fibrat e muskujve hipertensivë rreth ezofagut në zonën e kryqëzimit
kardio-ezofageal (d.m.th., në pjesën ku ezofagu është bashkuar me stomakun). Pacienti qëndron i
shtruar në spital për një ditë dhe më pas kthehet në punë dhe në aktivitetet e tij. Bëhet fjalë për
një operacion shumë të lehtë në duart e një kirurgu me përvojë. Personalisht, për shkak të
ekspertizës sime dhe përvojës së viteve, unë shpesh herë e kryej këtë lloj ndërhyrjeje me sukses
të plotë dhe pa asnjë komplikacion.

Çdo ditë shumë njerëz vuajnë nga ndjesia jashtëzakonisht e pakëndshme e urthit, e dhimbjes dhe të nxjerrjes së ushqimit. Ata nuk mund të shijojnë një vakt të këndshëm në një restorant, duhet të shmangin shumë kategori ushqimesh dhe shpesh e kanë të vështirë të flenë për shkak të simptomave të rënda që përbëjnë dukurinë e refluksit gastroezofageal.

CILAT JANË SIMPTOMAT

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një sëmundje e shpeshtë  dhe kronike që prek si burrat ashtu edhe gratë ndërkohë që është e pranishme në më shumë se 14% të popullsisë. Shkaktohet nga një mosfunksionim i valvulës, e cila quhet sfinkteri i ezofagut, midis ezofagut dhe stomakut. Normalisht, kjo valvul- muskulore lejon që ushqimi të zbresë nga ezofagu dhe më pas “mbyllet” duke parandaluar që ushqimet dhe lëngjet e stomakut të rikthehen në ezofag. Te pacienti ama, sidoqoftë,  ky muskul relaksohet, duke bërë që një pjesë e stomakut të ngrihet në toraks dhe të lejojë lëngun acid të stomakut të kthehet, duke krijuar kështu një ndjesi urthi.

Por kjo nuk është simptoma e vetme e kësaj sëmundje dinake. «Hidhësia», të vjellat, refluksi i plotë i ushqimit, dhimbja e barkut në pjesën e sipërme janë disa nga simptomat më të pakëndshme, ndërsa të paktë janë ata që e dinë se kollitja kronike është një tregues serioz se dikush vuan nga sëmundja e refluksit gastroezofageal.

SHKAQET QË SHKAKTOJNË REFLUKSIN GASTROEZOFAGEAL

Shkaqet kryesore dhe më të zakonshme të refluksit gastroezofageal janë të njëjta me ato që krijojnë hernie në trupin e njeriut, që krijojnë pra rilashim në paretet e brendshme. Në këtë rast, paretet midis gjoksit dhe barkut (diafragma) janë përkeqësuar nga jetesa  sedentare, mungesa e stërvitjes, ushqimi i keq – porcionet e mëdha- veçanërisht në mbrëmje. Kjo gjendje shkakton inflamacion të ezofagut i cili përkeqësohet nga ushqime të caktuara siç janë ushqimet pikante, alkooli, çokollata dhe pirja e duhanit. Nevoja për trajtim është e madhe pasi inflamacioni kronik ndryshon mukozën e ezofagut dhe krijon një predispozitë për malinjitet.

TRAJTIMI

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një patologji kronike, por dëmtimi i valvulave, edhe pse është kronik, është plotësisht i rikthyeshëm me trajtimin e duhur. Terapia e refluksit gastroezofageal realizohet si me ndërhyrje kirurgjikale sikundërse ndodh me të gjitha herniet në trupin e njeriut. Bëhet me një procedurë të thjeshtë laparoskopike, në të cilën risjellim stomakun në pozicionin e tij fiziologjik në bark dhe mbyllim me qepje të thjeshta anën e diafragmës. Pacienti nuk ka dhimbje, qëndron në spital për një ditë dhe kthehet në punë pas 3-4 ditësh. Nga aty e tutje ai duhet të jetë i kujdesshëm me dietën e tij kryesisht duke ngrënë vakte të vogla dhe të shpeshta.

Ata pacientë që nuk zgjedhin ta trajtojnë problemin në mënyrë kirurgjikale, këshillohet që të marrin omeprazol në rang ditor (losec, nexium etj.) Megjithatë meqenëse në ditët e sotme bëhet fjalë për një operacion me rëndësi të vogël që kryhet laparoskopikisht e rekomandojmë  pa asnjë hezitim.

 

Mikesha jonë Blerona, prezantuese e njohur në Kosovë, bëri ndërhyrje kirurgjikale përpara 8 muajsh me teknikën e mëngës gastrike nga Dr. S. Gabriel dhe imazhi i saj është mbresëlënës.