Mëngës Gastrike (Sleeve)
Ndër përparësitë e mëngës speciale gastrike (sleeve) përfshihet heqja e kupolës që prodhon 65% të hormonit oreksndjellës të quajtur grelinë.

Μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ.
Ndër përparësitë e mëngës speciale gastrike (sleeve) përfshihet heqja e kupolës që prodhon 65% të hormonit oreksndjellës të quajtur grelinë.
Mënga speciale e stomakut rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga obeziteti, me ose pa probleme shëndetësore bashkëekzistuese që lidhen me obezitetin, siç janë hipertensioni, diabeti dhe kolesteroli i lartë, por edhe për njerëzit që nuk e kanë të mundur të ndjekin programin e riekzaminimeve që kërkojnë teknikat e tjera kirurgjikale.
Për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që ofron, mënga gastrike është e përshtatshme edhe për të moshuarit ose njerëzit me një historik të rënduar mjekësor. Humbja e peshës së tepërt mund të arrijë në masën 75% që nga viti i parë.
Komplikacioni më serioz – me një normë prej 2% – është rrjedhja, pra rrjedhja e lëngut gastrik për shkak të mos vulosjes së qepjes lineare, e cila trajtohet në mënyrë konservative, me ushqim parenteral dhe qëndrim në spital për 10-15 ditë. Në raste të rralla, mund të jetë i nevojshëm ri-operimi.
MËNGA SPECIALE GASTRIKE PËR ARSYE ESTETIKE NË PESHA MË TË VOGLA
Mënga speciale gastrike është teknika themelore e obezitetit tek njerëzit që kanë shtuar peshë dhe nuk janë më të kënaqur me pamjen e tyre.
A është mënga speciale e stomakut, një teknikë e cila u drejtohet vetëm disa personave që janë mbipeshë?
Sa kilogramë duhet të ketë dikush për t’iu nënshtruar këtij operacioni specifik?
Përgjigja është se mundet – nëse e dëshiron dhe nëse nuk ka ndonjë problem shëndetësor që e ndalon- çdo person që ka kile të tepërta të cilat për vite nuk mund t’i humbasë ndërkohë që e ka provuar shpesh herë me dieta.
Bëhet fjalë pra për një ndërhyrje që kryhet përveç arsyeve serioze shëndetësore si diabeti, hipertensioni, infertiliteti, etj. dhe – nëse personi është i interesuar që të përmirësojë pamjen e tij të jashtme – për arsye estetike, për të njëjtat arsye domethënë që personi ndoshta do të bënte një operacion plastik. Është një teknikë që zbatohet në të gjithë botën – dhe me shumë sukses dhe rezultate të shkëlqyera – aplikohet për BMI të ulët, domethënë në njerëzit me disa kilogramë në dukje, duke zgjidhur kështu problemin e menaxhimit të peshës për pjesën tjetër të jetës së tyre.
Pra, nëse pacienti i cili i është nënshtruar kësaj ndërhyrjeje, ndjek dietën ushqimore të – Dr. S. Gabriel, në kombinim me një ushtrim të veçantë, do të ketë një rezultat estetik të mahnitshëm që as ai nuk do të mund ta imagjinonte për veten e tij.
Μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ.Σωτήρη Γαβριήλ
Kjo teknikë ka rezultate spektakolare në gratë e moshës 40-60 vjeç që kanë shtuar peshë në shtatzani, si edhe është shumë e rëndësishme të bëhet në fëmijë të vegjël (16-18 vjeç e lart) që kanë shtuar peshë gjatë adoleshencës dhe përpara se të marrin rrugën e obezitetit për sa kohë që ata kanë një histori trashëgimie të tillë. Përveç mëngës speciale të stomakut, një ndërhyrje tjetër që ndoshta i përshtatet personit është bypass-i special i stomakut. Në çdo rast, do të duhet të caktohet një takim në mënyrë që të marrim historikun dhe të përcaktojmë në metodën më të mirë dhe më efektive.
Μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ.
USHQIMI PAS MËNGËS SPECIALE GASTRIKE:
Vetëm në javën e parë pas mëngës speciale të stomakut duhet të konsumoni vetëm lëngje, supa të cilat do të gatuhen me mish, perime, peshk, mish pule ose makarona, duke konsumuar vetëm lëngun e tyre dhe jo pjesën tjetër (mishin, etj.) Supat mund të jenë të bëra edhe me vezë e limon (vezë-limon). Ju gjithashtu mund të pini të gjitha llojet e lëngjeve, si edhe çaj, kamomil, qumësht, kafe franceze ose dhe kapuçino.
Pastaj, në javën e dytë dhe të tretë, do të konsumoni supa për fëmijë. Pra supa me perime, mish, peshk ose ndonjë gjë tjetër që vendosni në supat tuaja, por që do jenë të bluara. Ju gjithashtu mund të hani kos me mjaltë ose kos të thjeshtë, pure të të gjitha llojeve (perime, patate, etj.) dhe bathë. Trahanaja e gatuar me lëng mishi dhe fidhetë janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë për të ngrënë, vakte këto që nuk kanë nevojë për t’u shtypur. Një vakt shumë të rëndësishëm të dietës klasike mesdhetare përbëjnë frutat, të cilat mund t’i konsumoni pasi t’i shtypni mirë më parë.
Pra, gjatë këtyre dy javëve mund të hani çdo ushqim që dëshironi në formë pureje, por natyrisht edhe vakte që nuk kanë nevojë për t’u shtypur e për t’u bërë pure, siç është trahanaja, fidhetë, kosi, çdo lloj pureje ose bathët.
Në javën e katërt konsumoni vakte pa shtypje, pa i bërë si pure, për sa kohë që bëhet fjalë për gatime të gatuara mirë në tenxhere. Si këshillë e përgjithshme, mos harroni të hani ngadalë dhe të përtypni mirë ushqimin.
PYETJE TE SHPESHTA
KIRURGJIA E MËNGËS GASTRIKE
Mënga gastrike si edhe të gjitha ndërhyrjet për mbipeshën bëhen në mënyrë laparoskopike.
Kryhet me anestezi totale, zgjat 1-2 orë, është pa dhimbje, pa prezencë gjaku dhe e parrezikshme. Pacienti shtrohet në spital për 2 ditë (ndoshta ka nevojë për një ditë të 3-të) në klinikë dhe më pas kthehet në aktivitetet e tij pa dhimbje.
Μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ.
ÇFARË ËSHTË MËNGA GASTRIKE
Në mëngën gastrike, hiqet kupola e stomakut pa prishur ama funksionin e tretjes dhe të përthithjes së ushqimit dhe të përbërësve ushqyes. Në këtë mënyrë zvogëlohet prodhimi i grelinës (hormoni i urisë), si rezultat i së cilës ndjenja e urisë zvogëlohet menjëherë. Kështu, në këtë mënyrë, pacienti humbet peshë shumë shpejt.
Μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ.
REZULTATET E MËNGËS GASTRIKE
Pacienti që i nënshtrohet mëngës gastrike menjëherë sheh ndryshimin në trupin e tij në muajt në vijim.
https://youtu.be/YSske85KD1g
Shumica e pacientëve humbin deri në 60% të peshës së tyre në 6 muajt e parë.
HUMBJA E PESHES ME MËNGËN GASTRIKE
Pas mëngës gastrike, pacientët kanë ndjenjën e ngopjes, e si rrjedhojë ata ushqehen saktë dhe në sasitë normale për stomakun e tyre. Ata ngopen shumë lehtë dhe kështu menjëherë në vetëm disa muaj ata humbin kilet e tepërta dhe kanë një rezultat estetik të mrekullueshëm dhe mbresëlënës, njëkohësisht kanë edhe shëndet më të mirë.
KOHËZGJATJA E MËNGËS GASTRIKE
Mënga e stomakut është metoda më e përshtatshme për trajtimin e mbipeshës dhe kontribuon më së shumti në ruajtjen e peshës trupore gjatë gjithë jetës së një personi, duke marrë parasysh që ai vetë ka vendosur të ushqehet ashtu siç duhet dhe të shmangë abuzimet e shpeshta.
EFEKTET E MËNGËS GASTRIKE
Si çdo operacion, kështu edhe mënga gastrike në raste jashtëzakonisht të rralla (vetëm 2%) mund të shkaktojë komplikacione. Komplikacioni më serioz është rrjedhja, domethënë rrjedhja e lëngjeve gastrike për shkak të mos vulosjes së qepjes lineare, e cila, megjithatë, trajtohet në mënyrë konservative, me ushqim parenteral dhe qëndrim në spital, ndërkohë që në raste jashtëzakonisht të rralla, mund të jetë i nevojshëm ri-operimi.
EKSPERIENCAT E MËNGËS GASTRIKE
Shumica dërrmuese e pacientëve pas mëngës gastrike menjëherë shohin trupin e tyre të ndryshojë. Ata humbasin kilet e tepërta, psikologjia e tyre ndryshon, dhe rrjedhimisht ndryshon tërë jeta e tyre. Por gjëja kryesore është që përveç dhjetëra kileve të humbura, në shumë raste mjekohen edhe probleme të tjera shëndetësore si diabeti, hipertensioni, apnea e gjumit, çrregullimet e infertilitetit, etj.
MËNGA GASTRIKE DHE SHTATZANIA
Mënga gastrike është një ndërhyrje që kryhet ose përpara ose pas shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji. Sidoqoftë, gratë këshillohen t’i nënshtrohen mëngës gastrike përpara se të vendosin të kenë një fëmijë, sepse është e rëndësishme, si për shëndetin e tyre ashtu edhe për foshnjën, që të kenë humbur kilet e tepërta. Por përveç kësaj, si vijim do të jetë shumë më e lehtë të humbasin kilet e shtatzanisë dhe kështu nuk do të vuajnë dyfish.
12 χρόνια μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ
REZULTATET AFATGJATA DHE RADIKALE NGA MËNGA GASTRIKE
Falë rezultateve të shkëlqyera, mënga gastrike vazhdimisht po fiton terren në preferencën e kirurgëve në vitet e fundit. Nuk është aspak e rastësishme kjo gjë pasi vërtet është evidentuar ndër vite se përbën zgjidhjen më të sigurt për trajtimin e mbipeshës patologjike dhe jo vetëm.
10 χρόνια μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ και μετά από 3 εγκυμοσύνες παραμένει στα φυσιολογικά της κιλα.
SI NDIKON MËNGA GASTRIKE NË QARKUN NEUROHORMONIK
Nuk është një teknikë e zakonshme si të gjitha të tjerat, pasi ndikon drejtpërdrejt në qarkun neurohormonal të urisë pasi menjëherë pas ndërhyrjes kufizohet tërësisht sekretimi i grelinit, hormoni i urisë, dhe kështu që ndjenja e ngopjes është intensive që në orën e parë ndërsa nuk i lë hapësirë pacientit për episode bulimike.
Përveç kësaj, efektiviteti i mëngës gastrike (sleeve gastrectomy) në trajtimin e sëmundjeve që shoqërojnë obezitetin si diabeti, hipertensioni, infertiliteti, etj. është një fakt dhe është provuar në dhjetëra studime klinike. Fataliteti është një arsye shumë e rëndësishme që pacienti obezë ose mbipeshë t’i nënshtrohet mëngës gastrike.
ασθενής στο γαστρικο μανικι.
KUSH MUND TË BËJË MËNGËN GASTRIKE?
Një pyetje e rëndësishme është se sa mënga gastrike (sleeve) është e përshtatshme për të gjithë, ose u drejtohet vetëm një kategorie specifike të pacientëve bariatrik. Për vite me radhë unë personalisht aplikoj mëngën gastrike të ashtuquajtur “speciale”. Termi “speciale” ka të bëjë me masën e heqjes së kupolës së stomakut dhe kjo ka një efektshmëri të madhe, shërim të shpejtë dhe një cilësi të mirë të jetës pa të vjella, pa ezofagit dhe urth. Nëse dikush dëshiron të humbasë më pak peshë për arsye estetike ose nëse është obezë dhe është jetike humbja e peshës, mund t’i nënshtrohet mëngës speciale të stomakut. Nuk duhen shumë ditë shtrimi në spital, bëhet në mënyrë laparoskopike kështu që nuk ka lëndime dhe nuk krijon ndonjë shqetësim në të ardhmen si rënia e flokëve, lodhja, etj. siç ndoshta ndodh me teknikat e tjera siç është p.sh. bypass-i gastrik.
Απολυτα υγιής χρόνια μετά το γαστρικο μανίκι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ.
REZULTATE TË MENJËHERSHME DHE MIRËMBAJTJA AFATGJATË E PESHËS SË SAKTË TRUPORE
Si një operacion relativisht “i ri” i obezitetit, mënga gastrike (sleeve) ka kaluar me sukses provën e efektivitetit afatmesëm, pra 2 vjet dhe me një humbje të peshës së tepërt që tejkalon masën 80%, mënga gastrike mund të krahasohet lehtësisht për sa i përket efektivitetit me bypass-in gastrik, pa pasur sigurisht efektet anësore të tij (rënie e flokëve, e vitaminave, e kalciumit, etj.).
Janë me dhjetëra pacientët që më trokasin në derë pas – jo 2 ose 3 vjetësh, por pas 10 dhe 15 vjetësh dhe mburren me faktin se si ata ende kanë arritur të mbajnë peshën e tyre fiziologjike, duke provuar se ishte teknika më e mirë që mund të bënin.
10 χρόνια μετά το γαστρικο μανικι από τον Δρ. Σωτήρη Γαβριήλ.
Si përfundim, bëhet fjalë për një ndërhyrje të shkëlqyer kundër obezitetit me rezultate afatgjata dhe me shërim të plotë në raste të shumta të sëmundjeve të ndryshme si diabeti, hipertensioni, infertiliteti etj. gjë që u rekomandoj pa rezerva shumicës së pacientëve të mi të cilët nga ana e tyre e konfirmojnë këtë ndërhyrje si mënyrën më të mirë.