REFLUKSI GASTROEZOFAGEAL : SËMUNDJA DREDHARAKE DHE TERAPIA E SAJ

Çdo ditë shumë njerëz vuajnë nga ndjesia jashtëzakonisht e pakëndshme e urthit, e dhimbjes dhe të nxjerrjes së ushqimit. Ata nuk mund të shijojnë një vakt të këndshëm në një restorant, duhet të shmangin shumë kategori ushqimesh dhe shpesh e kanë të vështirë të flenë për shkak të simptomave të rënda që përbëjnë dukurinë e refluksit gastroezofageal.

CILAT JANË SIMPTOMAT

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një sëmundje e shpeshtë  dhe kronike që prek si burrat ashtu edhe gratë ndërkohë që është e pranishme në më shumë se 14% të popullsisë. Shkaktohet nga një mosfunksionim i valvulës, e cila quhet sfinkteri i ezofagut, midis ezofagut dhe stomakut. Normalisht, kjo valvul- muskulore lejon që ushqimi të zbresë nga ezofagu dhe më pas “mbyllet” duke parandaluar që ushqimet dhe lëngjet e stomakut të rikthehen në ezofag. Te pacienti ama, sidoqoftë,  ky muskul relaksohet, duke bërë që një pjesë e stomakut të ngrihet në toraks dhe të lejojë lëngun acid të stomakut të kthehet, duke krijuar kështu një ndjesi urthi.

Por kjo nuk është simptoma e vetme e kësaj sëmundje dinake. «Hidhësia», të vjellat, refluksi i plotë i ushqimit, dhimbja e barkut në pjesën e sipërme janë disa nga simptomat më të pakëndshme, ndërsa të paktë janë ata që e dinë se kollitja kronike është një tregues serioz se dikush vuan nga sëmundja e refluksit gastroezofageal.

SHKAQET QË SHKAKTOJNË REFLUKSIN GASTROEZOFAGEAL

Shkaqet kryesore dhe më të zakonshme të refluksit gastroezofageal janë të njëjta me ato që krijojnë hernie në trupin e njeriut, që krijojnë pra rilashim në paretet e brendshme. Në këtë rast, paretet midis gjoksit dhe barkut (diafragma) janë përkeqësuar nga jetesa  sedentare, mungesa e stërvitjes, ushqimi i keq – porcionet e mëdha- veçanërisht në mbrëmje. Kjo gjendje shkakton inflamacion të ezofagut i cili përkeqësohet nga ushqime të caktuara siç janë ushqimet pikante, alkooli, çokollata dhe pirja e duhanit. Nevoja për trajtim është e madhe pasi inflamacioni kronik ndryshon mukozën e ezofagut dhe krijon një predispozitë për malinjitet.

TRAJTIMI

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një patologji kronike, por dëmtimi i valvulave, edhe pse është kronik, është plotësisht i rikthyeshëm me trajtimin e duhur. Terapia e refluksit gastroezofageal realizohet si me ndërhyrje kirurgjikale sikundërse ndodh me të gjitha herniet në trupin e njeriut. Bëhet me një procedurë të thjeshtë laparoskopike, në të cilën risjellim stomakun në pozicionin e tij fiziologjik në bark dhe mbyllim me qepje të thjeshta anën e diafragmës. Pacienti nuk ka dhimbje, qëndron në spital për një ditë dhe kthehet në punë pas 3-4 ditësh. Nga aty e tutje ai duhet të jetë i kujdesshëm me dietën e tij kryesisht duke ngrënë vakte të vogla dhe të shpeshta.

Ata pacientë që nuk zgjedhin ta trajtojnë problemin në mënyrë kirurgjikale, këshillohet që të marrin omeprazol në rang ditor (losec, nexium etj.) Megjithatë meqenëse në ditët e sotme bëhet fjalë për një operacion me rëndësi të vogël që kryhet laparoskopikisht e rekomandojmë  pa asnjë hezitim.

 

This post is also available in: Greek

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *