UNAZA GASTRIKE E REGJISTRUESHME
Unaza gastrike e regjistrueshme është realizuar prej një silikoni biokompatibël, ajo është mjaft elastike dhe mund të regjistrohet përmes një valvule që vendoset nën lëkurë (në mënyrë subkutane). Unaza gastrike vendoset në pjesën e sipërme të stomakut, vendoset në mënyrë laparoskopike, përmes 3 vrimave të vogla prej disa milimetrash. Metoda synon të krijojë një seksion të vogël në kupolën e stomakut, me një kapacitet 15-20 gr, e cila ama nuk është plotësisht e izoluar nga pjesa tjetër. Me fjalë të tjera, stomaku merr formën e një klepsidre të pabarabartë dhe si rrjedhojë ngopja ndodh me një sasi të vogël ushqimi, i cili me ngadalë hyn në pjesën e poshtme, kryesisht në stomak dhe pastaj në pjesën tjetër të sistemit tretës.
Unaza gastrike përbën teknikën më të thjeshtë dhe më pak invazive, sepse nuk ndryshon vazhdimësinë e traktit gastrointestinal dhe nuk ka anastomoza, duke çuar kështu në zvogëlimin e ndërlikimeve postoperative në më pak se 1%. Unaza gastrike është e rikthyeshme dhe lejon që unaza të regjistrohet në përputhje me nevojat e pacientit. Kërkon një kohë minimale të vendosjes dhe vetëm 24 orë hospitalizim.
Ndër disavantazhet e unazës gastrike është mundësia e dëmtimit të funksionimit të unazës. Megjithëse ndërlikimet e drejtpërdrejta janë pothuajse inekzistente, ndërlikimet distale përfshijnë gërryerjen e pareteve të stomakut, rrëshqitjen e stomakut brenda unazës dhe zgjerimin e ezofagut, të cilat trajtohen në mënyra relativisht të thjeshta:
Rrëshqitja kërkon operacion laparoskopik dhe ripozicionim të unazës, me një qëndrim 24 orë në spital dhe kthim të menjëhershëm në punë.
Gërryerja e pareteve të stomakut trajtohet me gastroskopi dhe heqjen e unazës me mundësinë e ripozicionimit të saj pas një muaji. Për zgjerimin e ezofagut kërkohet lirimi i unazës. Në rast se komplikacionet vazhdojnë për herë të dytë, më e mira është që kjo teknikë të shndërrohet në teknikën e mëngës gastrike.
Megjithëse kjo teknikë është e përshtatshme për njerëzit obezë, disa studime kanë treguar se njerëzit me Indeksin e Masës Trupore midis 30-35 mund t’i nënshtrohen vendosjes së unazës gastrike me rezultate të shkëlqyera, si për humbjen e peshës ashtu edhe në përmirësimin e shëndetit të tyre të përgjithshëm. Gjithashtu, unaza gastrike mund të jetë një zgjidhje për njerëzit tek të cilët teknikat e tjera kirurgjikale përjashtohen për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
PYETJE TE SHPESHTA
EFEKTET ANËSORE TË UNAZËS GASTRIKE
Unaza gastrike përbën teknikën më të thjeshtë dhe më pak invazive, sepse nuk ndryshon vazhdimësinë e traktit gastrointestinal dhe nuk ka anastomoza, duke çuar kështu në zvogëlimin e ndërlikimeve postoperative në më pak se 1%.
UNAZA GASTRIKE DHE SHTATZANIA
Unaza gastrike nuk e ndalon absolutisht një grua që të mbetet shtatzënë. Përkundrazi, rekomandohet për gratë që janë mbipeshë, që përpara një shtatëzanie t’i kenë paraprirë asaj me operacionin e mbipeshës dhe të kenë humbur kilet e tepërta, dhe kjo si për shëndetin e tyre ashtu edhe për shëndetin e fetusit.
HEQJA E UNAZËS GASTRIKE
Heqja e unazës gastrike nuk është e nevojshme. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një procedurë e thjeshtë dhe të shkurtër e cila kryhet vetëm nëse pacienti dëshiron ta heqë atë në konsultim me mjekun kurues. Përpara heqjes totale, e mira është që të paraprihet heqja me një procedurë lirimi të unazës për t’u siguruar që pacienti të mos rimarrë peshë (të mos shtojë peshë). Në rast se shton peshë heqja do të duhet të rishikohet e të rimendohet.
UNAZA GASTRIKE DHE USHQIMI
Ushqimi që pacientët duhet të ndjekin është një dietë mesdhetare e cila përfshin ushqim shtëpie. Është shumë e rëndësishme që pas operacionit, meqenëse pacientët konsumojnë sasi të vogla ushqimi, të hanë ushqim cilësor dhe jo mbeturina (briosh, patate të skuqura, ushqim fast-food). Sa për ëmbëlsirat, ato lejohen vetëm nëse janë të bëra në shtëpi dhe në nivele të arsyeshme.
KOMPLIKACIONET E UNAZËS GASTRIKE
Në disavantazhet e unazës gastrike përfshihet mundësia e dëmtimit të funksionimit të unazës. Megjithëse ndërlikimet e drejtpërdrejta janë pothuajse inekzistente, ato më të largëtat përfshijnë gërryerjen e pareteve të stomakut, rrëshqitjen e stomakut përmes unazës (rrëshqitja) dhe zgjerimin e ezofagut, të cilat trajtohen në mënyra relativisht të thjeshta: Rrëshqitja kërkon ndërhyrje laparoskopike dhe ripozicionim të unazës gastrike, me një qëndrim hospitalizimi prej 24 orësh. Gërryerja e pareteve të stomakut trajtohet me gastroskopi dhe me heqjen e unazës me mundësinë e rivendosjes së saj pas një muaji. Zgjerimi i ezofagut kërkon lirimin e unazës. Në rast se ndërlikimet vazhdojnë për herë të dytë, më e mira është që kjo teknikë të shndërrohet në teknikën e mëngës gastrike (sleeve).