ΠΑΙΔΙΚΗ ΚΑΙ ΕΦΗΒΙΚΗ ΠΑΧΥΣΑΡΚΙΑ
Μbipesha në fëmijëri dhe gjatë adoleshencës përbën një fenomen që ka marrë përmasa shpërthyese në
vendet e zhvilluara. Një fenomen, shkaqet e të cilit duhet të kërkohet në familje dhe në mjedisin më të
gjerë shoqëror ku rritet dhe zhvillohet një fëmijë.
Nga njëra anë, prindërit që vuajnë nga obeziteti, shpesh herë përbëjnë një shembull të pasuksesshëm
për fëmijët e tyre, në mënyrë që këta të fundit t’i imitojnë, por edhe mentaliteti i femrës moderne e cila
ka braktisur ushqimin dhe gatimet tradicional të bëra në shtëpi dhe ka orientuar vëmendjen në ushqime
të çastit dhe të mbingarkuara me yndyrna.
Nga ana tjetër, kemi mjedisin arsimor, si faktor stresi dhe konkurrence, por edhe mungesa e ndonjë
edukimi mbi vlerat e të ushqyerit dhe stërvitjes.
Këta faktorë kontribuojnë në trajta vendimtare në rritjen e përqindjes së të rinjve mbipeshë dhe
përkeqësojnë këtë problem me efekte veçanërisht të dëmshme si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë
psikologjik të fëmijëve dhe të adoleshentëve. Për shkak të mbipeshes, zhvillohen çrregullime në
zhvillimin dhe pjekurinë e tyre, duke bërë që, veçanërisht tek vajzat, të ulin shtatlartësinë, ndërkohë që
vetë pamja e një fëmije mbipeshë shpesh merr komente kritikuese dhe shpotitëse nga
bashkëmoshatarët e tyre. Si rezultat, fëmijët izolohen dhe fitojnë komplekse traumatizuese dhe
mentalitete, që u lënë atyre pasoja veçanërisht negative për zhvillimin e mëtejshëm të karakterit dhe
personalitetit të tyre.
Parandalimi më i mirë dhe më efektiv i mbipeshes kërkon aktivizimin e menjëhershëm të familjes, roli i
së cilës është thelbësor në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, rol ky tepër i rëndësishëm dhe
esencial.
Ushqimi i gatuar në shtëpi, nxitja për të shmangur ushqimet e çastit nëpër mensa dhe dyqane fast-food-
esh, si edhe ushtrimet e përditshme dhe fizkultura, të kombinuara me krijimin e një ambienti arsimor që
nuk i ngarkon me stres fëmijët, të gjithë këta faktorë mund të kontribuojnë në përballimin e sukesshëm
dhe efektiv të këtij fenomeni.
Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se mbipesha duhet të trajtohet përpara se një
adoleshent të mund ta zhvillojë atë, domethënë nën moshën 16 vjeç, sepse më pas do të kërkohet
trajtim mjekësor, madje edhe përmes ndërhyrjes kirurgjikale.
Mbipesha në fëmijëri dhe adoleshencës është një fenomen që priret të zhvillohet e të shndërrohet në
një plagë e cila do kërkojë aktivizimin e vetëdijshëm të të gjithëve prej nesh në trion: edukimin –
parandalimin – trajtimin. Ne duhet të jemi të gjithë "të pranishëm" dhe të marrim përsipër përgjegjësinë
që na takon. Prindërit, shteti, mësuesit. Me ndjesinë e përgjegjësisë dhe sensin e realitetit për të luftuar
fenomenin e mbipeshës, të mbrojmë shëndetin fizik dhe psikologjik të fëmijëve tanë dhe të mbrojmë të
ardhmen e tyre.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!